Dukaginzade Mehmed Pasha
Dukaginzade Mehmed Pasha, djal i Progon Dukagjinit/Dukaginzade Ahmed Pasha ishte guvernator i shumë provincave në Perandorinë Osmane dhe ndërmori projektin të ndërtimit të kompleksit të Xhamisë Al-Adiliyah në Aleppo, Siri. Historiani osman Mehmed Süreyya, i cili studioi me përpikëri burimet të epokës së tij, e përshkruan atë si një njeri "i cili ishte shumë bamirës, bujar dhe afër fesë".
Dukaginzade Mehmed Pasha u bë guvernator i Aleppos më 14 tetor 1550. Vakëfi i tij në Aleppo në atë kohë njihej si "Mehmed Paşa bin Ahmed Paşa bin Dukakin Vakfı" (vakëfi i Mehmed Pashës, djalit të Ahmed Pashës, birit të Dukakinit" në turqishte e periudhës osmane. Xhamia Al-Adiliyah, u projektua nga arkitekti Mimar Sinan, i cili vetë mund të ishte me prejardhje shqiptare. Kompleksi kishte pesë bujtina, pesë tregje dhe ndërtesa të tjera për t'u shërbyer njerëzve të një prej lagjeve më të mëdha të qytetit. Mehmed Pasha dha shuma të mëdha për bamirësi dhe caktoi që nëse familja e tij nuk do të kishte trashëgimtarë për të drejtuar vakëfin e tij, drejtimi i tij do të kalonte skllevërve të liruar dhe pasardhësve të tyre.
Nëna e Mehmed Pashës është varrosur në kompleksin Al-Adiliyah. Ajo vdiq në Alepo në vitin 1552 teksa po kthehej nga pelegrinazhi i saj në Mekë. Kompleksi u përfundua në 1565-66, shumë vite pas vdekjes së tij. Pasardhësit e tij vendosën një mbishkrim në hyrjen e përparme të xhamisë në vitin 1567 si nder për kujtimin e Mehmed Pashës. Evlija Çelebi, kronisti i madh osman i shekullit të 17-të, shkruan se varrezat familjare të Dukaginzades ndodheshin në afërsi të kompleksit. Nga fillimi i vitit 1554 deri në shkurt 1556, ai ishte guvernator i Egjiptit. Ai vdiq më 21 janar 1557. Sipas një historie anekdotike, të përsëritur në disa burime moderne, ai u ekzekutua në vitin 1546 në Egjipt. Kjo histori është e rreme. Varri i tij është u projektua nga Mimar Sinani në Eyüp, Stamboll. Mauzoleumi Dukaginzade ekziston në Eyüp, por varri i tij nuk është pjesë e kompleksit. Dy nga fëmijët e tij janë varrosur aty: Ahmed Beu dhe Nislishah Sulltan.
Dukaginzade Mehmed ishte martuar me princeshën osmane Gevherhan Sulltan, vajzën e Selimit I. Ata kishin katër fëmijë: Ahmed, Osman, Hasan dhe Nislishah Sulltan. Dukaginzade Ahmed Beu, i cili njihej gjithashtu si Sulltanzade sepse nëna e tij rridhte nga Shtëpia Perandorake Osmane, ishte guvernator i Razgradit në Bullgarinë veriore dhe mbështeti vendosejn e fermerëve dhe tregtarëve të krishterë shqiptarë në atë trevë. Në letërsinë osmane, Dukaginzade Ahmed Beu njihet si një nga përfaqësuesit kryesorë të poezisë sufiste, e cila lulëzoi në perandori në shekullin e 16-të. Djali i tij Dukaginzade Gazi Mehmed Pasha ishte sanxhakbej i Shkodrës (1570-1571). Ai ndërtoi Xhamisë Bajrakli dhe kompleksin e saj, ku sot qëndron Muzeu i Lidhjes së Prizrenit. Tyrbeja (mauzoleumi) i tij u ndërtua në terrenin e xhamisë, por ai nuk u varros në Prizren pasi vdiq gjatë një fushate ushtarake në Hungari.